Fyerjet arrogante ndaj Mërgatës është lojë e pistë e politikanëve të opozitës

Opinione

Fyerjet arrogante ndaj Mërgatës është lojë e pistë e politikanëve të opozitës

Nga: Skender Musliu Më: 5 qershor 2026 Në ora: 17:32
Skender Musliu

Sa herë që është folur për pasuritë e Kosovës, gjithnjë është menduar për Trepçën, Ujmanin, turizmin, bukuritë natyrore, rininë e Kosovës, mirëpo jo rrallë herë nuk është përmendur dhe vlerësuar, aq sa duhet, Mërgata,si një aset i veçantë, e cila histotikisht, sa herë që është dashur, ka qenë e para në krye të atdheut.

Për t’a kuptuar dhe vlerësuar rolin dhe rëndësinë e Mërgatës, në mënyrë telegrafike, do të duhej të kthehemi në retrospektivë, që nga koha e Nolit, Konicës dhe bashkëveprimtarëve të tyre që vendosën kontaktet e para me SHBA-të. Në këtë kuptim do t’i kisha përmendur dy organizata, ndër shumë të tjera, « Vatra » dhe Lobi Shqiptaro – Amerikan, por edhe ish kongresistin me origjinë shqiptare, Joseph Diogardin, dhe jo vetëm, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në senzibilizimin e kauzër për Kosovën, në kohën kur bota ende nuk kishte ndëgjuar për te. Viteve të 90’, anëtarët e këtyre organizatave, angazhuan shumë kongresmen amerikan si, Bob Doll, Santos, Eliot Engel, i cili para pak kohe ndërroi jetë, si dhe shumë e shumë të tjerë. Angazhimi dhe veprimtaria e pashoq dhe pakusht i Mërgatës ndër dekada, e bëri të mundur që Kosova të bëhet kryetemë nëpër kancelaritë botërore.

Me formimin e LDK-ës më 1989, dhe paraqitja e Rugovës në skenën ndërkombëtare, kontaktet e tij me politikan të kalibrit të lartë, që i organizonte pikërisht Mërgata jonë gjithëandej nëpër SHBA dhe Europë, çështja e Kosovës hyri në fazën e internacionalizimit, që ishte një sfidë në vete.

Pas përndjekjes dhe përjashtimeve masive të shqiptarëve nga institucionet shtërore, pjesë e cilës isha edhe unë, dhe rrënimit të autonomisë, Kosova filloi të përjetoi një krizë të paparë financiare dhe ekonomike. Dhe, prap në këto momente të vështira, Mërgata kishte formuar « Fondin e 3 % », që mundësoi, sado pak, t’a ndihmojë shëndetësinë, arsimin, dhe jo vetëm.

Në kohën kur makineria ushtarake, paramilitare dhe policore e horrdhive serbe ashpërsuan represionin ndaj popullatës së pambrojtur civile, Mërgata përsëri doli në skenë duke themeluar dhe ndihmuar financiarisht « Fondin Vendlindja Thërret » për blerjen e armatimit, sepse lufta u bë e pashmangshme. Dhe përveç ndihmave financioare, dërgimit të armatimit, Mërgata u organizua nga të gjitha kontinetet dhe u bë pjesë e UÇK-ë, nga të cilët shumë ranë dëshmorë dhe nuk iu kthyen më familjeve të tyre.

Sipas disa vlerësimeve, supozohet se ndihmat e Mërgatës arrijnë shumën prej 2 miliardë euro, dhe fatkeqësisht këto fonde janë keqpërdorur nga njerëz të pandershëm dhe antikombëtar, sidomos « Fondi Vendlidja Thërret » mendohet se janë vjedhë 95% nga « Shtabi i Rognerit » dhe strukturat e saja kriminale, me komandantë dhe gjenerala të rrejshëm.

Të përmendi se, në kohën e Rugovës, ai u mishërua me Mërgatën, sepse e dinte se ajo ishte një aset i çmuar që luante një roj të rëndësishëm në jetën ekonomike, financiare dhe sociale në Kosovë, si dhe ndikonte dhe kontribuonte në jetën politike dhe diplomatike nëpër shtet ku ata punonin dhe jetonin, respektivisht Mërgata ishte shpresa dhe oksigjeni për atdheun. Fatkeqësisht, pas Rugovës, me ardhjen e Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut në krye të LDK-ës gjithçka ndryshoi, ata ia kthyen shpinën Mërgatës, sepse nuk kishin më nevojë për ndihmat e saja, mbase ata e kishin pushtetin e sigurtë përmes koalicioneve kriminale me PDK-ën dhe AAK-ën. Kurse Mërgata u distancua nga PDK-ëja, sepse ajo u bind se ishte manipuluar nga PDK-ja, me faktin se Shtabi i Rognerit e plaçkiti « Fondin Vendlindja Thërret » dhe e tradhtoi luftën duke i likuiduar kundërshtarët politik dhe ushtarak të FARK-ut.

Këtë që theksova më lartë, e bëra me qëllim, për t’ia përkujtuar opinionit demagogjinë dhe dyftyrësinë e shumë politikanëve të opozitës dhe disa mediave dhe gazetarëve mercenar, të cilët pa kurfar turpi ofendojnë, nënçmojnë dhe etiketojnë Mërgatën. Këta bukëpërmbysa, pasiqë e mjelën dhe vjedhën Mërgatën, tani shpifin dhe e nënçmojnë, sikurse soji i H. Matoshit që Mërgatën e konsideron si « turma pa tru dhe të pashkolluar, Avni Arifi, që tani është kandidat për deputet në AAK-ë e ofendon rëndë Mërgatën duke thënë se ata « pastrojnë toalete », Valon Syla i quan gërnaça, kurse B.Buzhalla i kualifikon si « hajvan »………., pothuajse në të njejtat linja janë edhe shumë politikan të opozitës. T’i them këtyre specieve se, Mërgata jonë ka krijuar resurse njerëzore profesionale dhe intelektuale të konsiderueshme me hirurg, avokat, ligjerues universitar gjithandej nëpër botë shumë të respektuar dhe me autoritet, si dhe kapacitete ekonomike dhe financiare, që gjithnjë e më tepër po i vejnë në shërbim të atdheut.

Sëkëndejmi, shtrohet pyetja se, si mundet Mërgata ti votojë kastat e kaluara të inkriminuara politike që e plaçkitën dhe shkatërruan shtetin ?!

Sjelljet dhe veprimet e PDK-ës, LDK-ës dhe AAK-ës ndaj Mërgatës, janë në nivelin e tradhtisë, turpit dhe krimit.

Konsideroj se vota e Mërgatës është shumë e vlefshme, është kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar, e pashantazhuar, nuk manipulohet nga propagandat linçuese dhe mafioze, është kundër pazareve politike, kundër kontrabandës së votës, dhe është për shtetëndërtim, prandaj opozita është kundër Mërgatës, sepse pa këto që përmenda, ajo kurrë nuk do të vinte në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat