Personaliteti më kontrovers dhe i dyshimtë në politikën shqiptare, i cili përmes aventurave dhe skenave politike të një artisti spikat padyshim si Edi Rama. Fatkeqësisht, Edi Rama po luan me fatin e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike, duke jetuar me epshet dhe ëndrrat e tij si “baba i kombit”. Ky aristokrat i bymyosur me ideologji të vjetra komuniste, përveçse po krijon tensione brenda shtetit amë – Shqipërisë –, në vazhdimësi po i shkakton pengesa edhe konsolidimit të shtetit të Kosovës.
Ky protagonist i skenës politike, që flet në emër të shqiptarëve, por vepron kundër tyre, ka futur duart thellë në raportet politike shqiptare, duke ngritur përçarje dhe duke fshehur gjurmët pas çdo veprimi. Fatkeqësia e tij ndaj shtetit shqiptar po shihet edhe tani, kur nxënësit, studentët dhe pjesa dërrmuese e popullit në Shqipëri janë ngritur në këmbë për ta larguar nga qeveria këtë diktator (despot).
Edi Rama, i këshilluar nga disa individë që i kanë shkaktuar dëm Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, po merret me diplomaci konspirative në dëm të sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Ai ishte i pari që shpalli “sanksione” ndaj qeverisë së Kosovës, duke pezulluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Po ky Edi Rama punoi ditë e natë me Aleksandër Vuçiqin për projektin famëkeq të “Ballkanit të Hapur”, si dhe ishte ndër përkrahësit e “shkëmbimit të territoreve” të Kosovës. Në disa dalje publike, Edi Rama deklaroi se veriu i Kosovës është “tokë e askujt”, duke aluduar se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.
Nuk ka asnjë dyshim se Rama ishte ideatori dhe lobuesi kryesor për aplikimin e sanksioneve ndaj qeverisë Kurti, duke ndikuar te Borrell, Lajçak dhe madje edhe te presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai ishte edhe një nga pehlivanët politikë që vraponte herë pas here nga Tirana në Prishtinë për të shtyrë përpara themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Aversiteti dhe komplekset e tij karrieriste ndaj udhëheqësve të institucioneve të Kosovës nuk janë ndalur kurrë. Përmes opozitës, grupeve të interesit dhe klaneve mafioze të biznesit, ai ka depërtuar në disa media private, të cilat, për fat të keq, janë bërë zëdhënëse të përçarjes dhe propagandës kundër institucioneve të Kosovës.
Lotët e krokodilit që Edi Rama derdh për UÇK-në dhe komandantët në Hagë janë vetëm pjesë e një tragjikomedie politike, të cilën ai e përdor për përfitime personale dhe për të manipuluar opinionin publik në Shqipëri, një vend ku korrupsioni, droga dhe krimi i organizuar kanë depërtuar në majat e shtetit.
Rrugën e tij kohë më parë e ndoqi edhe Driton Abazoviqi – shqiptari i vetëshpallur nga Mali i Zi –, i cili tradhtoi interesat kombëtare të shqiptarëve, duke u bërë vegël e rrymave nacionaliste serbe dhe duke rikthyer ndikimin e Kishës dhe të Akademisë Serbe në skenën politike të Malit të Zi.
Historia e shqiptarëve na mëson se shumë “liderë” që kanë folur në emër të popullit, në fakt, kanë tradhtuar idealet e tij. Për fat të keq, prej më shumë se dy mijë vitesh, kombi shqiptar nuk ka arritur ta zgjidhë përfundimisht çështjen nacionale – kombëtare e shtetërore –, kryesisht për shkak të protagonistëve dhe liderëve politikë që kanë përfituar duke e përçarë popullin në ideologji, të cilat kanë qenë fatkeqësia e shqiptarëve gjatë historisë.
Sot, duket se të njëjtën rrugë po e ndjek edhe Ali Ahmeti, i cili nuk ka arritur të reformohet as politikisht, as ideologjikisht, duke mbetur peng i mentalitetit të shekullit të kaluar.
Këto aventura me fatin e popullit do të vazhdojnë derisa shqiptarët, kudo që jetojnë, të vetëdijesohen dhe të mobilizohen për t’i larguar nga skena këta matrapazë që ndërtojnë karrierë mbi kurrizin e kombit.
Në fund, më thotë mendja: a e di populli se Edi Rama nuk është shqiptar?!...
Andaj, nuk është çudi që Shqipëria tani është në flakë nga pakënaqësia e popullit kundër këtij kryeministri, i cili, prej më shumë se 13 vitesh, e ka marrë peng fatin e popullit dhe të shtetit shqiptar, duke e kriminalizuar dhe shndërruar në narkoshtet.