Izraeli është miku ynë më i mirë, mirënjohje përgjithmonë

Opinione

Izraeli është miku ynë më i mirë, mirënjohje përgjithmonë

Nga: Gjon Keka Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 20:55
Gjon Keka

Në traditën dhe kulturën shqiptare, mikpritja dhe mirënjohja nuk kanë qenë kurrë thjesht zakone kalimtare, por shtylla të shenjta mbi të cilat është ndërtuar vetë qenia jonë kombëtare. Historia na ka mësuar se një komb i vogël mbijeton dhe forcohet duke i vlerësuar miqtë që i janë gjendur pranë në ditët më të errëta. Për këtë arsye, çdo zë që tenton të hedhë baltë mbi ata që na ndihmuan në kohë rreziku, bie ndesh me vetë kodin moral të shqiptarit.

Sot, në hapësirën tonë publike dhe në rrjetet sociale, shpesh hasim në retorika të nxitura nga ideologjia islamike, të cilët sulmojnë dhe fyejnë popullin e Izraelit. Këto qasje harrojnë ose injorojnë me vetëdije faktin se populli hebre dhe shteti i Izraelit kanë qenë pranë shqiptarëve në momentet më kritike të historisë sonë moderne, duke na ofruar ndihmë humanitare, strehim dhe mbështetje në rrugën tonë drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Kjo frymë urrejtjeje dhe mosmirënjohjeje nuk i përket traditës së Gjergj Kastriotit dhe vlerave tona perëndimore. Ajo është pasojë e ndikimeve të mbetura nga e kaluara dhe e agjendave ideologjike islamike që nuk kanë asgjë të përbashkët me interesin kombëtar të Kosovës. Shteti apo Qeveria dhe institucionet tona kanë përgjegjësinë morale dhe politike që të ruajnë pastërtinë e orientimit tonë strategjik dhe të mos lejojnë që hapësira jonë publike të helmohet nga retorika që dëmtojnë miqësitë tona ndërkombëtare.

Populli izraelit ka dëshmuar ndër shekuj zgjuarsi, qëndrueshmëri dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në shkencën, teknologjinë dhe zhvillimin botëror. Si qytetar i këtij vendi, ndiej mirënjohje të thellë për këtë popull dhe uroj që miqësia mes Kosovës dhe Izraelit të forcohet e të thellohet edhe më shumë. Është koha të kthejmë kokën pas, të kujtojmë se si erdhëm deri këtu dhe të tregojmë me dinjitet se shqiptarët e Kosovës dhe tërë kombi ynë dinë ta nderojnë mikun dhe ta mbajnë fjalën e dhënë.

Zoti e bekoftë popullin e Izraelit!
God bless the people of Israel!
Gott segne das Volk von Israel!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat