Sukses i madh i Ivica Kosteliçit, futet në TOP 10-sh në një garë lundrimi 7.400 kilometra!

Skijim

Sukses i madh i Ivica Kosteliçit, futet në TOP 10-sh në një garë lundrimi 7.400 kilometra!

Nga: K.G. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 23:15
Sukses i madh i Ivica Kosteliçit, futet në TOP 10-sh në një garë lundrimi 7.400 kilometra!

Ish skiatori i mirënjohur kroat, Ivica Kosteliç (41-vjeçar), së bashku me partnerin e tij francez Calliste Antoine, në varkën me vela “Croatia Full of Life”, është në vendin e nëntë në garën e lundrimit,

Kostelic ka avancuar në renditjen dhe tani është 75 milje pas Volvo-s nga Belgjika në rrugën për në Cape Verde.

Kosteliç dhe Antoine janë ende rreth 2350 milje detare deri në destinacionin e tyre në ishullin Martinique të  Karaibeve dhe kanë kaluar dhjetë ditë që kur u larguan nga porti i Le Havres në Normandi.

“Fillimisht duhet të them, sa të lumtur dhe krenarë jemi që pas gjysmës së garës jemi në dhjetëshen e parë.

Nëse dikush do të më kishte thënë para garës se ne do të ishim në krye të renditjes në Cape Verde, do të kisha thënë se ai ishte shumë optimist”, - ka shkruar mes të tjera ish skiatori.

Ai është skiatori më i mirë në histori të Kroacisë. 

Gara ka nisur më 7 nëntor dhe ka gjithsej 7400 kilometra nga fillimi e deri në fund.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat