Skiatorja e Shqipërisë Colturi renditet e dyta pas lëshimit të parë

Skijim

Skiatorja e Shqipërisë Colturi renditet e dyta pas lëshimit të parë

Nga: K.G. Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 12:07
Lara Colturi gjatë një gare të mëparshme në skijim

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, renditet e dyta pas lëshimit të parë. Colturi shkëlqeu dhe pritet të jetë edhe më e mirë në lëshimin e dytë në disiplinën e sllallomit. 

“Skiatorja kroate Zrinka Ljutiç  ka zhvilluar një lëshim të shkëlqyeshëm në garën e mëngjesit në Levi të Finlandës, duke zënë vendin e tretë, me 0.88 sekonda prapa lideres Emma Aicher.

Pas skiatore­s gjermane renditet përfaqësuesja shqiptare Lara Colturi, ndërsa pas Ljutiç ndodhet Camile Rast”, shkruan media kroate “Index”.

Lëshimi i dytë është paraparë të nisë në orën 13:00.

“Për një kohë të gjatë dukej se askush nuk do të mund t'u afrohej Aicher dhe Colturi, pasi diferenca e konkurrenteve të tjera kalonte edhe tri sekonda.

Por më pas shkëlqeu Ljutiç”, shkruan media kroate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat