Skiatorja e Shqipërisë në krye të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës

Skijim

Skiatorja e Shqipërisë në krye të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës

Nga: K. Goca Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 15:39
Lara Colturi ka shkruar historinë e sportit shqiptar

Lara Colturi ka shkruar historinë e sportit shqiptar, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në historinë e Kupës së Botës në skijimin alpin.

Skiatorja 20-vjeçare triumfoi në disiplinën e sllallomit në Gurgl të Austrisë, më 21 nëntor 2026, në një datë që do të mbahet mend gjatë në historinë e sportit shqiptar.

Por suksesi i Colturit nuk përfundon vetëm me këtë fitore historike. Falë pikëve të fituara në këtë garë, ajo ka marrë edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës.

Colturi tashmë ka grumbulluar 260 pikë, duke krijuar një epërsi prej 68 pikësh ndaj gjermanes Emma Aicher, e cila renditet në vendin e dytë me 192 pikë.

Renditja e përgjithshme

1. Lara Colturi (Shqipëria) 260 pikë
2. Emma Aicher (Gjermania) 192
3. Sara Hector (Suedia) 150
4. Paula Moltzan (SHBA) 120
5. Zrinka Ljutiç (Kroacia) 110
6. Camille Rast (Suedia) 109
7. Anna Sëenn-Larsson (Suedia) 105
8. A.J. Hurt (SHBA) 86
9. Marion Chevrier (Franca) 64
10. Hanna Aronsson Elfman (Suedia) 61

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat