Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka arritur podiumin e dytë në edicionin e ri të Kupës së Botës në skijim.
Pas suksesit në garën e sllallomit të madh në Sölden të Austrisë, ku zuri vendin e dytë, Colturi ka arritur një tjetër rezultat të shkëlqyeshëm, sërish vendin e dytë, kësaj radhe në disiplinën e sllallomit në Levi të Finlandës.
Ajo e përfundoi garën me kohë 43 të qindtat më të ngadalshme se fituesja Emma Aicher e Gjermanisë.
Në lëshimin e parë, Colturi ishte 33 të qindtat e sekondës prapa vendit të parë.
Skiatorja gjermane Emma Aicher triumfoi me kohën 1:52.62 minuta, ndërsa në vendin e tretë u rendit austriakja Katharina Truppe, me kohë 50 të qindtat më të ngadalshme se fituesja.
"Emma Aicher fitoi për herë të parë në karrierën e saj një garë të sllallomit në Kupën e Botës, pasi kryesoi edhe pas lëshimit të parë në Levi të Finlandës", shkruan media sllovee "Sport".
Lara Colturi kryeson renditjen e përgjithshme së bashku me Emma Aicher, me nga 160 pikë secila.
Në vendin e tretë renditet skiatorja amerikane Paula Moltzan, me 100 pikë.
Renditja e përgjithshme
1. Lara Colturi (Shqipëria) 160 pikë
1. Emma Aicher (Gjermania) 160
3. Paula Moltzan (SHBA) 100
4. Zrinka Ljutiç(Kroacia) 74
5. Sara Hector (Suedia) 70
6. Camille Rast (Zvicra) 64
7. Katharina Truppe(Austria) 60
8. Anna Swenn-Larsson (Suedia) 45
9. Asja Zenere (Italia) 45
10. Marion Chevrier (Franca) 40
Renditja
1. Emma Aicher (Gjermania) 1:52.62
2. Lara Colturi (Shqipëria) +0.43
3. Katharina Truppe (Gjermania) +0.50
4. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0.83
5. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.08
6. Marion Chevrier (Franca) +1.23
7. Marie Lamure (Franca) +1.49
8. Madison Hoffman (Australia) +1.73
9. Katharina Huber (Austria) +1.89
10. Wendy Holdener (Zvicra) +1.92