Edhe para fillimit të sezonit të skive alpine, Aleksander Aamodt Kilde goditet sërish nga fati i keq dhe lëndimet.
Ylli norvegjez i disiplinave të shpejtësisë ka këputur tendinën e Akilit.
Sipas federatës, Kilde do të kthehet tani në Innsbruck, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme nga ekipi i tij i zakonshëm mjekësor.
”Ende nuk dihet se sa gjatë do të jetë jashtë garave pas këtij dëmtimi.
Megjithatë, ekziston frika se ai mund ta humbasë të gjithë sezonin e skive, duke mos marrë pjesë në asnjë garë të Kupës së Botës.
Vetëm në nëntorin e kaluar, Kilde ishte rikthyer në Kupën e Botës pas një pauze gati dyvjeçare, si pasojë e rrëzimit të rëndë që pësoi në garën e zbritjes në Lauberhorn, në janar të vitit 2024”, ka shkruar media zvicerane “Blick”.
Në nëntë garat që zhvilloi pas rikthimit, Kilde arriti të fitonte pikë në vetëm tri prej tyre. Rezultatin e tij më të mirë e regjistroi në garën e zbritjes në Beaver Creek, ku përfundoi në vendin e 11-të.