​Federata Skitare diskuton përgatitjet për sezonin e ri dhe Botërorin

Skijim

​Federata Skitare diskuton përgatitjet për sezonin e ri dhe Botërorin

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 08:52
​Federata Skitare

Federata Skitare e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të Bordit Ekzekutiv, ku në fokus ishin aktivitetet e fundit, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe përgatitjet për sezonin e ri të skijimit.

Sipas njoftimit të Federatës, mbledhja është mbajtur më 29 tetor 2026, ndërsa gjatë saj janë shqyrtuar raportet nga pjesëmarrja në Takimet Pranverore të Federatës Ndërkombëtare të Skijimit (FIS) në Slloveni, Kongresin e 57-të të FIS-it në Beograd dhe Takimet Vjeshtore në Gjenevë të Zvicrës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua organizimit të kampeve vendore të skijimit, si dhe mundësisë së organizimit të një kampi ndërkombëtar të FIS-it për trajnerë nga Kosova dhe vendet e rajonit të Ballkanit.

Po ashtu, u diskutuan përgatitjet për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Skijimit, nevojat për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e aktiviteteve të Federatës.

Federata Skitare e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e këtij sporti, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat