Marco Odermatt konsiderohet sërish favorit 

Skijim

Marco Odermatt konsiderohet sërish favorit 

Nga: K.G. Më: 27 shtator 2026 Në ora: 15:33
Marco Odermatt

Më 24-25 tetor, në Solden, nis Kupa e Botës në skijim. 

Te meshkujt, Marco Odermatt konsiderohet sërish favorit.

Por në stërvitje po dominon një tjetër skitar.

Për pesë sezone radhazi, trofeu i madh i kristaltë për meshkuj ka përfunduar në duart e gjigantit zviceran të skijimit, Marco Odermatt. 

Zvicerani tani ka arritur në 54 fitore në Kupën e Botës dhe ka fituar plot 11 klasifikime të disiplinave.
A do të vazhdojë edhe këtë vit seria e tij e sukseseve?

Nëse varet nga trajneri zviceran i disiplinave të shpejtësisë, Reto Nydegger, Odermatt do të ketë konkurrencë sidomos nga bashkëkombësi i tij. Franjo von Allmen thuhet se gjatë kampit stërvitor në Kili ka regjistruar “një kohë rekord pas tjetrës”, - shkruan gazeta zvicerane Blick.

Megjithatë, trajneri Tom Stauffer përpiqet ta ulë entuziazmin. Ai thotë se nuk është e vërtetë që Franjo i ka lënë të gjithë të tjerët shumë prapa në stërvitje, duke theksuar se edhe pjesa tjetër e ekipit nuk është larg për sa i përket kohëve.

Ndërkohë, Odermatt e filloi me vonesë stërvitjen në borë, pasi një dëmtim muskulor i kushtoi disa ditë nga përgatitjet e tij..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat