Mathis lëndon gjurin e majtë

Skijim

Mathis lëndon gjurin e majtë

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 11:30
Skiatorja Jasmin Mathis

Jasmin Mathis do të mungojë në garat hapëse të sezonit në disiplinat e shpejtësisë për femra.

Sipas gazetës zvicerane “Blick, shpresës së skijimit zviceran nga kantoni Nidwalden i janë dëmtuar pjesërisht ligamenti i brendshëm anësor dhe ligamenti i kryqëzuar në gjurin e majtë, gjatë një seance stërvitore në Diavolezza, në kantonin Graubünden.

Lëndimi ka ndodhur pa pasur ndonjë rrëzim.

Operacioni nuk është i nevojshëm dhe dëmtimi i 22-vjeçares do të trajtohet në mënyrë konservative, pra pa ndërhyrje kirurgjikale.

Si pasojë e këtij lëndimi, Mathis do të humbasë garat e para të disiplinave të shpejtësisë në Amerikën e Veriut.
Ende nuk dihet saktësisht se sa do të zgjasë mungesa e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat