Odermatt lufton për medaljen e artë olimpike në vendin ku realizoi garën e tij të ëndrrave

Skijim

Odermatt lufton për medaljen e artë olimpike në vendin ku realizoi garën e tij të ëndrrave

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2026 Në ora: 13:40
Marco Odermatt

Pak më pak se tre vjet e gjysmë para Lojërave Olimpike Dimërore në Alpet franceze, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka marrë një tjetër vendim lidhur me vendet ku do të zhvillohen garat dhe ka përcaktuar ndarjen e disiplinave të skijimit.

“Është një paraqitje fantastike ajo që Marco Odermatt realizoi në shkurt të vitit 2023 në Courchevel. Me pothuajse gjysmë sekonde epërsi, ai fitoi për herë të parë në karrierë një garë të zbritjes së lirë, dhe këtë e bëri pikërisht në Kampionatin Botëror.

Kjo skenë mund të përsëritet në vitin 2030 në një eveniment edhe më prestigjioz. Arsyeja është se gara olimpike e zbritjes së lirë në vitin 2030 do të zhvillohet pikërisht në këtë resort dimëror në Alpet franceze. Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.

Ndarja e garave individuale alpine këtë herë nuk do të bëhet sipas gjinisë, siç ndodhi së fundmi në Italinë veriore, por sipas disiplinave.

Garat e shpejtësisë do të zhvillohen në Courchevel.

Disiplinat teknike do të zhvillohen në Val d’Isère.

Fakti që këto dy qendra të njohura të skijimit do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike 2030 ishte i konfirmuar prej kohësh.

Të mërkurën, IOC përcaktoi gjithashtu vendet përfundimtare ku do të zhvillohen sportet në akull, pasi në maj ato u zhvendosën nga Nice në Lyon.

Për këtë janë planifikuar tri palestra në qytetin francez dhe në zonën përreth.

Hokeji në akull do të zhvillohet në Halle Tony Garnier në Lyon.

Ndeshje të hokejit do të zhvillohen gjithashtu në LDLC Arena, në periferinë Décines-Charpieu.

Curling, patinazhi artistik dhe short track-u do të zhvillohen në qendrën e kongreseve Eurexpo në Chassieu.

Fshati olimpik për këtë grup të garave në Lyon pritet të ndërtohet në Oullins-Pierre-Bénite.

Ashtu si në vitin 2026, edhe për Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore IOC ka zgjedhur një qasje të decentralizuar, me gara që zhvillohen në shumë vende të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat