Lindsey Vonn pas operacionit të nëntë: Më në fund, e gjithë kjo që kisha në këmbë u hoq 

Skijim

Lindsey Vonn pas operacionit të nëntë: Më në fund, e gjithë kjo që kisha në këmbë u hoq 

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 11:14
Skiatorja amerikane Lindsey Vonn, ka paralajmëruar se dëshiron të rikthehet sërish në ski

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn është lajmëruar për gjendjen e saj pas operacionit të nëntë në këmbën e majtë.

Ylli i skijimit është e kënaqur me mënyrën se si ka kaluar ndërhyrja kirurgjikale.

E dukshëm e lodhur pas operacionit, 42-vjeçarja shkroi në Instagram: “Operacioni shkoi mirë. Së shpejti do t'ju jap më shumë informacione”.

Ajo tregoi edhe materialet që mjekët ia kishin hequr gjatë ndërhyrjes.

Në një qese plastike shiheshin tri pllaka metalike dhe më shumë se dhjetë vida, disa prej të cilave mjaft të mëdha.

“Më në fund, e gjithë kjo që kisha në këmbë u hoq”, shkroi Vonn.

Skiatorja amerikane ishte rrëzuar gjatë Lojërave Olimpike në shkurt të këtij viti, duke pësuar një frakturë komplekse të tibias së majtë.

Për shkak të lëndimit të rëndë, asaj iu desh t'i nënshtrohej disa operacioneve, gjatë të cilave iu vendosën implante për stabilizimin e kockës. Këto implante tashmë janë hequr.

Para ndërhyrjes, katër herë fituesja e Kupës së Botës në klasifikimin e përgjithshëm kishte bërë të ditur se duhej të hiqej i gjithë materiali i implantuar, në mënyrë që të mund të rindërtohej ligamenti i kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e majtë.

Për shkak të ndërhyrjes në ligamentin e kryqëzuar anterior, Vonn pret një periudhë tjetër rikuperimi prej gjashtë deri në nëntë muajsh. Gjithashtu, duhet kohë që të shërohen edhe vrimat e mbetura në kockë nga vidat e hequra.

Vonn ka paralajmëruar se dëshiron të rikthehet sërish në ski. Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të mund të garojë përsëri në Kupën e Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat