Skitari austriak Manuel Feller nuk do të marrë pjesë fundjavën e ardhshme në garën e parë të Kupës së Botës në sllallom për këtë sezon, e cila zhvillohet në Levi të Finlandës.
Në vend të kësaj, ai synon rikthimin në garën e shtëpisë në Gurgl, më 22 nëntor.
Feller po bën përparime në stërvitje, por ende ka mangësi në përgatitjen fizike.
“Përveç kësaj, më mungojnë ende disa zbritje stërvitore me kohëzgjatjen e plotë të garës, rreth 50 deri në 60 sekonda“, deklaroi ai në një komunikatë të Federatës Austriake të Skijimit (Ski Austria).
Në janar, ai kishte fituar garën e sllallomit në Kitzbühel, duke lënë pas zviceranin Loïc Meillard.