Sezoni i ri i Kupës së Botës në skijim nis këtë fundjavë me garat e sllallomit të madh për meshkuj dhe femra në Solden të Austrisë.
Skiatorja kroate Zrinka Ljutiç shpreson të arrijë rezultat të mirë si në hapjen e sezonit, ashtu edhe në vazhdim.
“U stërvita në Solden para disa ditësh dhe pata mundësinë të ushtroja në pistën ku do të zhvillohet gara.
Ndihem mirë dhe gjatë përgatitjeve të këtij viti kam bërë mjaft ndryshime.
Kam pasur disa ndryshime në ekip, kam ndërruar trajnerin e përgatitjes fizike dhe teknikun përgjegjës për pajisjet e skijimit.
Gjatë kësaj vere pata një program ndryshe nga vitet e kaluara dhe për herë të parë u stërvita në Zelandën e Re.
Jam e kënaqur me përvojën dhe mendoj se më ka ndihmuar të përparoj. Tani duhet t’i zbatoj këto përmirësime në skijim dhe në garë, kur është më e rëndësishmja”, tha Ljutiç për mediumin kroat “Index”.