Melanie Meillard lëndohet

Skijim

Melanie Meillard lëndohet

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 15:18
Meillard do të mungojë në sllallomin e parë të sezonit

Skiatorja zvicerane pëson lëndim gjatë stërvitjes në Finlandë dhe nuk do të garojë të shtunën në garën e parë të sezonit në disiplinën e sllallomit.

Lajm i hidhur vjen nga ekipi zviceran i skijimit, Melanie Meillard është lënduar pak para debutimit të saj sezonal në Levi të Finlandës.

Sipas informacioneve të para të Swiss-Ski, 28-vjeçarja është rrëzuar gjatë stërvitjes dhe ka pësuar një distorsion (ndrydhje) të nyjës së gjurit të djathtë.

Për këtë arsye, Meillard do të mungojë në sllallomin e parë të sezonit, që zhvillohet të shtunën në Levi. Ajo do të kthehet në Zvicër, ku do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat