​Anulohen garat “Kupa e Brezovicës 2022” dhe "Kampionati i Kosovës"

Skijim

​Anulohen garat “Kupa e Brezovicës 2022” dhe "Kampionati i Kosovës"

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Federata Skitare e Kosovës ka njoftuar se nuk do të mbahen garat “Kupa e Brezovicës 2022” dhe "Kampionati i Kosovës".

Njoftimi i plotë:

Për këtë fundjavë më datë 22 dhe 23 janar janë paraparë organizimi i garave “Kupa e Brezovicës 2022” dhe "Kampionati i Kosovës" për kategoritë e vjetra në disiplinën e sllallomit dhe sllallomit të madh, por që për shkak se kushtet e pistave nuk janë me standard për organizimin e garave në skijim, është marrë vendim që këto gara të anulohen.

Sipas federatës, ata do ta rishikojnë mundësinë e organizimit në një datë tjetër. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat