Skiatori shqiptar Denni Xhepa merr flamurin kuqezi nga Ministrja Kushi

Skijim

Skiatori shqiptar Denni Xhepa merr flamurin kuqezi nga Ministrja Kushi

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:03
Skiatori shqiptar Denni Xhepa merr flamurin kuqezi nga Ministrja Kushi

Skiatori shqiptar Denni Xhepa, sportisti i vetëm kuqezi që do të garojë në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”, ka marrë flamurin nga Ministrja Evis Kushi, në një ceremoni të organizuar në kryeqytet.

Të pranishëm edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës si dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Shqiptar (KOKSH). Skiatori i ri shqiptar do të shoqërohet në këtë event olimpik nga trajneri i tij Sildi Xhepa.

Organizatorët dërguan vetëm një ftesë për Shqipërinë për këtë event, e cila i shkoi Denni Xhepa, që jeton në Itali. Ai kishte një renditje më të mirë të pikëve të FIS se konkurrenti tjetër Erjon Tola.

Për Denni Xhepa ky është një debutim në Lojërat Olimpike, ku do të garojë në disiplinën e skive alpine. Gjatë ceremonisë, ai premtoi se do të bëjë më të mirën për Shqipërinë në këtë event olimpik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat