Gruaja e Valon Behramit pëson një lëndim të rëndë, rrëzohet gjatë stërvitjeve

Skijim

Gruaja e Valon Behramit pëson një lëndim të rëndë, rrëzohet gjatë stërvitjeve

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 11:40
Lara Gut Behrami

Lara Gut-Behrami, skiatorja më e famshme në botë ka pësuar një lëndim të rëndë.

Siç raporton “Blick”, gruaja e Valon Behramit u rrëzua gjatë stërvitjes në Amerikën e Veriut.

34-vjeçarja u rrëzua në “Copper Mountain” dhe dyshohet se ka pësuar një tronditje.

Gjithashtu ka këputur ligamentin e gjurit dhe dëmtim të meniskusit.

Ajo pritet që sot të rikthehet në Zvicër, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtjeshme mjekësore.

Nëse konstatohet ndonjë lëndim i rëndë, me shumë gjasa Lara Gut-Behrami do t’i jap fund karrierës.

Skiatorja e famshme me shumë medalje të arta, kishte theksuar se pas këtij dimri do t’i varte skitë, dhe në rast të lëndimit s’pritet asgjë tjetër, përpos pënsionimit!.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat