Lara Colturi sfidon Michaela Shiffrin në SHBA

Skijim

Lara Colturi sfidon Michaela Shiffrin në SHBA

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 17:16
Lara Colturi

Kupa e Botës në Ski Alpine zhvendoset nga Europa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 29 dhe 30 nëntor do të garohet në malin Copper, në disiplinën e sllallomit të madh dhe slalom.

Pista amerikane ofron një terren të shkëlqyer për skiatorët, aty ku në fundjavën e fundit të muajit nëntor, do të rikthehet në konkurrim Lara Colturi, e cila pritet të sfidojë Michaela Shiffrin pikërisht në shtëpinë e saj.

Pas dy medaljeve të argjendta, në tre garat e para të këtij botërori, skiatoria që garon për ngjyrat kuqezi ka treguar një formë të mirë sportive dhe të gjithë presin prej saj vazhdimësinë.

Sigurisht që ky mision nuk do të jetë i lehtë, pasi përballë do të ketë të jashtëzakonshmen, Shiffrin që me rezultatet e saj duket sikur nuk gabon kurrë.

Sezonin e kaluar, po në Copper, skiatoria amerikane është skualifikuar pasi u rrëzua në zbritjen e dytë.

Ndërsa Lara Colturi u pozicionua në vendin e 9-të në sllallomin e madh dhe e teta në sllallom.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat