Skiatorja e Shqipërisë në Austri

Skijim

Skiatorja e Shqipërisë në Austri

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 00:24
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi, mes përgatitjeve për sezonin e ri, shijon edhe momente relaksi.

Ajo ka qenë fundjavën e kaluar në Austri për të parë garën e zhvilluar në pistën e Spielberg.

Duke qenë se kompania Red Bull është një nga sponsorët e saj, ajo ka qenë e ftuar në bosket e skuadrës austriake për të ndjekur garën.

Madje ajo ka dhënë edhe çmimin për garat e kategorive të vogla.

Sipas një postimi që vetë skiatorja 19-vjeçare ka bërë në rrjetet sociale, ajo ka shijuar fundjavën mes pilotëve dhe personazheve të njohura të këtij sporti, kryesisht në bosket Red Bull dhe Ferrari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat