Skiatori i disiplinës së sllallomit, Marc Rochat, u pensionua pa paralajmërim gjatë Kampionatit të Zvicrës në muajin prill.
Tani ai flet hapur se sa gjatë kishte luftuar me vendimin për t’i dhënë fund karrierës.
“Mendimi për pensionim kishte kohë që i sillej në mendje”, thotë Marc Rochat, dy muaj pas tërheqjes së tij në Kampionatin Zviceran.
“Megjithatë, vendimi mbeti i hapur deri në fund”, shkruan media zvicerane “Blick”.
“Deri në sekondën e fundit nuk e dija. Thjesht prisja ndjesinë time të brendshme”, tha veterani i sllallomit.
Vetëm një person e kishte ditur paraprakisht, bashkëshortja e tij, Caroline.
“I thashë më herët: Ndoshta do të pensionohem aty, ndoshta jo”, rrëfen Rochat. Kur më pas e shpalli pensionimin, nuk ishte një vendim i planifikuar, por i marrë në atë moment.
“Ndjenja ime e brendshme më tha: Tani është koha. Gjithmonë e dëgjoj atë”.