Alessandro Haemmerle konfirmohet kampion olimpik në “Livigno Snow Park”!
Skiatori austriak Alessandro Haemmerle u konfirmua pak çaste më parë si kampion olimpik në disiplinën e snowboard cross për meshkuj.
Finalja e transmetuar në RTSH Sport HD ishte mjaft emocionuese pasi kampioni i parapriu Eliot Grondin me vetëm 0.03 sekonda.
Kanadezi, i cili mori medalje argjendi, ishte shumë pranë të artës së parë për vendin e tij në “Milano-Cortina 2026”.
Në vendin e tretë u rendit austriaku tjetër i kësaj finalaje, Jakob Dusek.