Kiana Kryeziu del nga shtegu

Skijim

Kiana Kryeziu del nga shtegu

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 11:56
Kiana Kryeziu

Skiatorja e Kosovës, Kiana Kryeziu, ka dalë nga shtegu në skijimit alpin (sllallom i madh) në Lojërat Olimpik ‘Milano-Cortina 2026’.

Kjo ishte paraqitja e dytë e saj në këto Lojëra Olimpike Dimërore që po mbahen në Itali.

21-vjeçarja pak ditë më parë kishte dështuar në paraqitjen e parë duke dalur nga shtegu.

Për garuesen tonë ky është edicioni i dytë që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat