Kilde planifikon rikthimin në gara në muajin mars

Skijim

Kilde planifikon rikthimin në gara në muajin mars

Nga: B.S Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 12:34
Synon të rikthehet që këtë dimër – Alexander Kilde.

Aleksander Kilde po planifikon rikthimin në gara brenda këtij sezoni, pas këputjes së tendinit të Akilit që pësoi në mesin e muajit tetor.

"Të marrë pjesë si pararendës në garën në Kvitfjell është një objektiv realist", deklaroi norvegjezi për ServusTV.

Garat e disiplinave të shpejtësisë në vendlindjen e tij, të cilat do të zhvillohen pas pak më shumë se tre muajsh, janë garat e fundit përpara finales së Kupës së Botës në Sun Valley, në shtetin amerikan të Idahos.

Kilde pësoi një rrëzim gjatë stërvitjes në Kili në muajin tetor, duke pësuar një tjetër lëndim të rëndë.

"Tani mund të qesh me këtë, por ishte një moment kur mendova: 'A je në vete?!'", tha 34-vjeçari.
Megjithatë, në procesin e rehabilitimit ai po shënon përparim të mirë.

"Po bëhem gjithnjë e më në formë dhe tashmë mund të lëviz shumë më tepër", u shpreh ai.

Fituesi i Kupës së Botës në renditjen e përgjithshme në vitin 2020 është penguar vazhdimisht nga lëndime, disa prej të cilave mjaft të rënda.

Që nga rrëzimi i tmerrshëm në janar të vitit 2024, gjatë garës klasike të lëshimit në Wengen, ai po lufton për ta rikthyer nivelin e tij më të lartë.

Në paraqitjen e tij të fundit në Kupën e Botës, në shkurtin e kaluar në Crans-Montana, Kilde përfundoi vetëm në vendin e 42-të, një rezultat zhgënjyes për skiatorin norvegjez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat