Agushi shënon një fitore në Kampionatin Evropian

Sporti

Agushi shënon një fitore në Kampionatin Evropian

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:17
Agushi shënon një fitore në Kampionatin Evropian

Taekwondisti ynë, Arnis Agushi, shënoi një fitore në Kampionatin Evropian të seniorëve, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.

"Ai mposhti në raundin e parë, garuesin nga Shqipëria, Ardit Hakcani, kategoria -68 kilogramë.

Në luftën e dytë u mund nga kampioni i botës 2019, Bradley Sinden nga Britania e Madhe.

Iu urojmë fat dhe suksese garuesve tjerë, të cilët garojnë nesër dhe pasnesër", shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat