Reagon kandidati për president i KOKSh-it: Kaos i organizuar, po blihen votat me para

Sporti

Reagon kandidati për president i KOKSh-it: Kaos i organizuar, po blihen votat me para

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:00
Reagon kandidati për president i KOKSh-it: Kaos i organizuar, po blihen votat me para

Këtë të shtunë është planifikuar të mbahet Asambleja e Zakonshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ku pritet të zgjidhet edhe drejtuesi i ri i këtij institucioni, por polemikat vijojnë të shtohen nga dita në ditë.

Fillimisht ishte Komisioni i Verifikimit dhe Etikës pranë këtij institucioni, që në mënyrë skandaloze u hoqi të drejtën e votës plot 23 federatave sportive, përfshi këtu edhe atë të futbollit, peshëngritjes, mundjes, atletikës, etj.

Për këtë situatë së fundi ka reaguar edhe një nga kandidatët për president, Martin Biba, i cili ngre akuza se e gjithë situata është një kaos i organizuar për të favorizuar kandidatin e “Rilindjes”, siç e quan ai dhe zbulon se po bëhen tentativa për blerje votash në vlerën 4000 deri në 6000 euro.

Ja reagimi i plotë i kandidatit Martin Biba:
Gara për Presidentin e KOKSH ( Komiteti OIimpik Shqiptar) dhe organeve drejtuese më 17 Prill 2021, akoma nuk dihet se ku do mbahet dhe në çfarë ore zhvillohet Asambleja e “Zakonshme” Zgjedhore.

Një javë e ndan sportin tonë nga “zgjedhjet” në organin më të lartë dhe të përfaqësimit në Lojrat Olimpike TOKIO 2020 të cilat mbahen në Japoni, Korrik-Gusht 2021.
Kam shkruajtur shpesh herë dhe jam prononcuar publikisht se KOKSH duhet të zgjidhë dhe të ndryshoj rrugën e greminës që ka marrë prej shumë vitesh dhe ja ku jemi:

1- Organizim i çorientuar i disa asambleve të jashtligjshme dhe gjoja të ligjshme;
2- Asamble e Zakonshme Zgjedhore për organet e reja drejtuese të KOKSH një javë para zgjedhjeve politike në vend( 17 Prill 2021 KOKSH dhe me 25 Prill 2021 politike);

3- Banda e “rilindjes” kandidon për President një deputet të sajin dhe ka ngritur celulën e ushtrimit të presionit të blerjes së votës, shantazhin me presionet polike të pushtetit por dhe krimit të organizuar që tashmë e do dhe KOKSH-in nën kontroll;
4- Presioni i mos pranimit të mbi 20 federatave sportive si anëtare të asmblesë me të drejtë vote me motivin “ mungesë dokumentacioni” dhe mos pagimin e kuotizacionit, pa i paralajmëruar dhe skualifikimin e një kandidati tjetër për President për mungesë dokumentacioni;

5- Presidenti i shkarkuar vazhdon proçedurat ligjore në gjykata dhe ka dërguar në prokurori për korrupsion gjysmën e këtyre organeve që organizojnë këtë asamble;

6- Asambleja do të zhvillohet një muaj mbasi u miratua statuti i KOKSH dhe i KVE ( Komisioni i Vlerësimi të Etikës ). Sa mund të zbatohet ky statut dhe KVE të funksionojë me efiçensë të plotë për një muaj kuptojeni vetë;
7- Vazhdon hilja dhe gracka burokratike për drejtuesit e federatave me shpresën e manipulimit të votës se me gjasë tani e kemi nën kontroll çdo gje dhe nga ata të skualifikuarit ata që janë me ne (bandën e rilindjes ) do ti lejojmë e ata që janë kundër nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, pra vetëm votat pro tyre;

8- Blerja e votave shkon nga 4 mijë euro deri 6 mijë euro sipas fjalëve dhe thashethemeve në ambjentet parazgjedhore e parapolitike në KOKSH( kjo duhet vertetuar se a do të ndodhë një natë parazgjedhjeve apo më parë ), “ rilindja” e ka zakon ta bëjë se nuk e ka për herë të parë.

Unë jam Kandidati për President i KOKSH dhe ju bëj thirrje duke besuart fort në shumicën dërrmuese të anëtarëve të Asmblesë që me votën e tyre ta ndryshojnë këtë situatë dhe ti dërgojnë në shpi ata që e kanë prurë KOKSH- in në këtë situatë. Ju garantoj se kush do të përfshihet në këto pazare nuk do të ketë vend më në KOKSH-in e të ardhmes! Pres me padurim që të punojmë sëbashku për të mirën e fedratave sportive dhe të olimpizmit shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat