Investoni në gjeneratat e reja, Kombëtarja është e shenjtë

Sporti

Investoni në gjeneratat e reja, Kombëtarja është e shenjtë

Nga: K.Goca Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:17
Investoni në gjeneratat e reja, Kombëtarja është e shenjtë

Sportet me dorë në Republikën e Kosovës, investoni në gjeneratat e reja.

Kosova është një pasuri e madhe me talentë.

Nuk ju duhen lojtarë që nuk e kanë gjetur vetën askund në ekipet e shteteve të Evropës. Punoni me gjeneratat e reja, që t’i kemi në Kombëtaren e Kosovës.

Më mirë në Kombëtare t’i kemi shumë lojtarë të rinj e të talentuar, më mirë të humbim me ta, se sa me disa që mburremi e humbim nga shtetet që kurrë nuk kanë pasur sport, aq më keq po luani në parakualifikime.

Fanella e Kombëtares është e shenjtë, duhet të vdesim për fanellën e Kombëtares që e veshin. Mos i bëni yje ata që nuk janë yje dhe që askund nuk e gjetën veten, Kosova ka tifozë të hatashëm, e njohin sportin në thelb. Tifozi i Kosovës nuk mashtrohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat