Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Shaban Tërstena: Urime ‘Bota sot’, jeni pjesë e historisë tonë  

Sporti

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Shaban Tërstena: Urime ‘Bota sot’, jeni pjesë e historisë tonë  

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:53
Shaban Tërstena

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Shaban Tërstena, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.   

Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, që shembi emrat më të spikatur të botës, është kampion olimpik në vitin 1984, nënkampion olimpik në vitin 1988, sportisti i shekullit, kampion i botës dhe Evropës.

Ai ka fituar 715 duele nga 741 luftime. Ai mori pjesë në 42 turne në botë duke fituar 30 medalje ari, pjesa e mbetur prej argjendi dhe bronzi. Tërstena solli shumë medalje nga pesë kontinentet e botës, përveç që është kampion i parë në historinë e olimpit shqiptar, kampion ballkanik, mesdhetar, botëror, evropian, është sportist i shekullit 20-të, sportist i shekulli mbarëshqipar, është shpallur dy herë mundësi më i mirë në botë, atë në vitet olimpike 1984 dhe 1988.

Image

Po ashtu është shpallur sportisti më i mirë në ish Jugosllavi në një konkurrencë aq të fortë, shtatë herë sportisti më i mirë i Maqedonisë. 

Tërstena ka fjalët më të mira për gazetën “Bota sot”, duke kujtuar që nga numri i parë i saj që doli me 26 qershor të vitit 1995.   

“Të nderuar simpatizues dhe sportistë, këtë urim ia përcjelli gazetës shqiptare ‘Bota sot’, e cila para 27 viteve ishte e vetmja gazetë që shkruante për sportin dhe për sportistët shqiptarë, në kohërat më të vështira, kur nuk kishim as gazeta as televizion, as radio.

Kjo gazetë para 27 viteve ishte e vetmja frymëmarrje për shqiptarët, që iu jepte motivim të gjithë atyre sportistëve që kanë arritur suksese ndërkombëtare dhe kombëtare. Urime, një gazetë me plot histori e me plot dhimbje, duke shkruar për sportistët çka është më mirë, për sportin dhe sportistët shqiptarët, duke përfshirë edhe mua në pjesën e gazetës së juaj.  

Image

Unë uroj me gjithë zemër këtë festë, 27 vitet e themelimit të gazetës shqiptare “Bota sot”. Miku im, Kemajl Goca, është një gazetar që kurrë nuk i ka harruar sportistët e vjetër, që kanë ngritur emrin e shqiptarit në kohërat më të vështira.

Urime iu koftë dhe të vazhdoni rrugën si çdo herë që keni shkruar, keni përfolur dhe informuar popullin shqiptar nëpërmjet gazetës tuaj, suksese të gjithëve.

Urime ‘Bota sot’, urime Kemajl, ju jeni pjesë e historisë tonë, çdo herë keni përkujtuar e keni shkruar, keni  informuar rininë shqiptare, që dikur ka pasur sportistë shqiptarë me famë botërore.

Urime ju koftë dhe shumë suksese. Të vazhdoni rrugën si çdo herë, si në kohëra të vështira si në kohëra më të mira, sot jemi popull i lirë, nuk e kem atë sistem të përparshëm. Suksese, ju lumtë”, uron Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat