Elda Gjoka: Shoh gra të zgjedhura në bord që vetëm janë pjesë e matematikës e jo lidership në KOK, që nga zv. presidentja...

Sporti

Elda Gjoka: Shoh gra të zgjedhura në bord që vetëm janë pjesë e matematikës e jo lidership në KOK, që nga zv. presidentja...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2022 Në ora: 11:49
Elda Gjoka

Elda Gjoka, dikur këshilltare dhe eksperte në Komitetin Olimpik të Kosovës, në kohën kur ishte president Besim Hasani, shprehet kritike për rolin e gruas në bordin e KOK-ut. Elda, për 6 vite ka qenë pjesë e KOK-ut, tha se parimet administrative janë shkel nga administrata në lidhje me ASMC3 Kosovë. Po ashtu tregon pse i ka ngel borxh presidentit aktual Ismet Krasniqit! 

“Dua të them që mund të kisha dëshira e ambicie të qarta për veten e nuk i kam kërkuar vetëm mos me vu në pozita një njeri si Besim Hasani. 

Mbas 6 vitesh pashë që idealizmi im nuk përputhej me mungesën e parimeve të shumë njerëzve.

Image

Nuk e kam besu që drejtues të sporteve të Kosovës ishin aq të vegjël sa me siguru privilegje personale shkelin mbi parime integriteti në mënyrë brutale. 

Në KOK ka numra e jo liderë. Rolin e grave nuk e shoh të them të drejtën. Shoh zyrtare që marrin rrogë dhe nuk vijnë nga bota sportive të përfaqësojnë komunitetin sportiv, e shoh gra të zgjedhura në bord që vetëm janë pjesë e matematikës e jo lidership që nga zv. Presidentja e të tjerë. 

Diçka në sistem nuk është në rregull. Njerëzit janë aq peng rrogave sa nuk iu shoh dinjitet. Për privilegje kanë shkelë parime. Mundem të them që Presidentit Ismet Krasniqi i kam ngel borxh një urim kur u zgjodh president sepse kam humb respektin për metodat si ekipi i tij mblodhi votat. 

Por mendoj që është një njeri që KOK-un e ka për nder që e solli rasti ta drejtojë. Do ishte më fisnik mos e harru që rrugën e tij këtu e ka shtruar Besim Hasani me dekada dhe duhet ta nderojë e të lartësojë këtë njeri fisnik se kështu edhe vetë do fitonte pikë. 

Unë nuk kam respekt për të tjerët në ekipin e tij sepse kanë punuar mbi metoda që nuk i respektoj e kanë njerëz që kanë gënjyer paturpësisht edhe kur nuk iu kam kërku me u shpreh e kjo me fyen inteligjencën. 

Gjithashtu parimet administrative janë shkel nga administrata në lidhje me ASMC3 Kosovë ku edhe kane gënjyer ne SO që ASMC3 nuk ka filluar. 

Mendoj që KOK ka kompromentuar parimet ndërkohë që disa zyrtarë krenohen se janë dara të sistemit sportiv e Olimpik në Kosovë. 

Unë i njoh standartet e punës shumë mirë. Di ku qëndroj dhe dalloj kur të tjerët nuk qëndrojnë në lartësi. Dhe nuk i përulem askujt veç vlerave të larta njerëzore”, thotë Elda për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Si e sheh një KOK pa tri sportet kryesore, pa basketbollin, xhudon dhe boksin?

“E shoh peng të njerëzve shpirtvegjël e me komplekse. Pierrr de Courbertain do trishtohej se si parimi i gjithëpërfshirjes është zëvendësu me konfliktin e interesit dhe mungesën e skrupullit. Është e lehtë të gënjesh për pushtet, por themelet të copëtohen kur njerëzit që të kanë besuar i ke lëshuar si njësi pa vlerë.

Kjo tregon mungesë strategjie të qëndrueshme, mungesë vizioni, dobësi në strategji dhe në intrigritet dhe mosrespektim të ndjenjave e ëndrrave të sportistëve. Do të thotë që përtej fasadës ky ekipi i ri akoma duhet të dëshmoje se çfarë ka bërë më mirë nga lidershipi i 25 viteve i Besim Hasanit që aq shumë i bezdisi!”, përgjigjet Elda. 

Në fund tha se është person shumë i ftohtë ndaj pushteteve: “Unë jam person shumë i ftohte sa i përket pushteteve. Nuk pranoj as nderë që nuk me takojnë, nuk shes as blej nderin, nuk lutem për privilegje e as për ato që me takojnë. E nuk marr as urdhra nga asnjë epror kundër integritetit tim.

Unë jam njeri që një sjellje ruaj me njeriun si kur është askush e edhe kur është me pozita. I jap vetëm respektin që meriton ose nëse nuk e meriton nuk dua të kem të bëj me të tillë njerëz kudo qofshin. Një profesionist nuk kompromentohet personalisht.

Vetëm Besim Hasanit ia kam çuar hatrin kur më tha mbas zgjedhjeve, që duhet mos me e përly imazhin e KOK e mos bëj zhurma negative. Ama ai zotëri tani është Mbartës edhe i Urdhërit Olimpik e unë shoh që në Kosovë për personalitete po shfaqen pazarxhinjtë. Nuk është në nder të askujt kjo gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat