Legjenda e sportit, reagon: Klubet private për përfitime personale në Kosovë! Duhani, shishabar, telefoni, niveli i ultë...

Sporti

Legjenda e sportit, reagon: Klubet private për përfitime personale në Kosovë! Duhani, shishabar, telefoni, niveli i ultë...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2022 Në ora: 14:02
Kamber Demaj

Legjenda e sportit të Kosovës, Kamber Demaj, ish bilderi i mirënjohur, kërkon që sa më shpejt të pastrohet sporti i Kosovës, nga keqpërdoruesit, nga përfituesit dhe shkatërruesit. 

Edhe Demaj si shumë të tjerë është i shqetësuar me një dukuri shëmtuese, disa sportiste dhe sportistë pijnë duhan, alkool dhe përdorin shishabar.
Kjo dukuri të luftohet fuqishëm. 

Demaj komenton shkrimin e gazetës kombëtare “Bota sot”, me titull: “Ndonjë sportist dhe sportiste e pi duhanin, ndonjë trajner e trajnere flet në telefon në stërvitje dhe klubet fiktive në Kosovë!”. 

 “Kjo puna e duhanit, shishabar, telefoni, është mënyra që tregon nivelin e ultë të kulturës dhe disiplinës së sportit në Kosovë.
Por nuk mund të arsyetohet, as puna e formimit të klubeve sportive private, vetëm për përfitime Personale, nga MKSK, kur dihet se klubet private mbijetojnë edhe nga pagesa e anëtarësisë dhe sponzorëve të ndryshëm, çka ata duhet pagu tatim Shteti.

Por puna më e keq është, manipulimet që bëhen me “sukseset“ kinse të arritura nëpër gara ndërkombëtare, që ju vete e keni potencu z. gazetar…

Kjo metodë e keqe, jo vetëm që e dëmton sportin por edhe imazhin e Shtetit të Kosovës në Botë.

Si është e mundur, që më shumë ka Legjenda të Sportit në Kosovë, se në ndonjë shtet të madh Europian apo Botërorë?!
Por për këto të meta, janë fajtor edhe disa ish gazetar të vjetër, disa gazetar të rinj dhe disa të papërvoje në sport, të cilët punojnë për interesa të individëve apo klubeve sportive pa llogaritë fare që i dëmtojnë edhe sportistët, apo ish Sportistët e suksesshëm, duke manipulu me suksese të cilat nuk i kanë arrit. 

Kjo mënyrë, nuk ju bënë nder, as klubeve as federatave të sportit, njeherit e dëmton edhe sportistin që ka përfaqësu shtetin me Krenari.

Shumë keqpërdorime dhe manipulime në Sport, kanë ndodh që nga okupimi i sportit të Kosovës nga Serbia në vitin 1991 dhe deri me sot, nga persona të pandërgjegjshëm, që e quajnë vetën “Heroi“ të Sportit..

Duhet të marr fund kjo metodë e organizimit të sportit në Kosovë. 

Për këtë e kanë obligim personal përgjegjës të sportit dhe ju të nderuar gazetar te sportit”, komenton Demaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat