SHGSK-ja pjesëmarrëse në kongresin e 84-të të AIPS-as

Sporti

SHGSK-ja pjesëmarrëse në kongresin e 84-të të AIPS-as

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 00:08
Edmond Thaçi

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, e prirë nga presidenti Edmond Thaçi dhe anëtari i Bordit Ejup Llumnica, do të marrin pjesë në punimet e Kongresit të 84-të, të Asociacionit të Gazetarëve Sportivë të Botës (AIPS).

Ky kongres do të mbahet në Romë të Italisë, nga data 3-6 tetor 2022.

Në kongres, krahas Kuvendit të Punës, do të jetë edhe Kongres Zgjedhor, ku do të zgjidhen organet e reja në AIPS Evropë dhe Botë.

Kosova tashmë është e pranuar në AIPS-a nga viti 2016, andaj do të ketë të drejtë vote për organet e reja udhëheqëse.

Delegacioni ynë, gjatë punimeve të Kongresit në Romë, ka aranzhuar edhe shumë takime, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit me shumë shoqata të ndryshme evropiane dhe botërore, e që do të jenë në interes të komunitetit tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat