Mundëset e Kosovës shkëlqejnë në Kroaci 

Sporti

Mundëset e Kosovës shkëlqejnë në Kroaci 

Nga: K. G. Më: 27 maj 2023 Në ora: 16:29
Pamje nga gara

Mundëset e Kosovës shënojnë rezultate të lakmueshme në Kroaci.

Mundëset tona fitojnë katër medalje, një të artë, një argjendtë dhe dy të bronzta. 

“Ne Poreç të Kroacisë ka përfunduar turneu ‘Wrestling Festival Tournament’.

Mundëset tona fituan katër medalje.

Lonisa Reka medalje të artë, Dorentina Nezaj medalje të argjendtë, ndërsa Elsa Nikoci dhe Diellza Syla fituan medalje te bronzta.

Kosova në këtë eveniment në plasmanin ekipor u rendit e dyta.

Mundëset tona ishin të privilegjuar ku patën rastin që medaljet t’ua ndaj kampioni i katërfishtë olimpik kubanezi Mijain Lopez.

Turneun nga afër e ka përcjell kryetari i FMK-s, Naim Muja dhe anëtari i bordit të FMK-s, Mustafë Syla”, njofton Federata e Mundjes e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat