Klubi i pingpongut Priping nga Prishtina ka arritur në Zagreb dhe ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë, duke u shprehur drejtuesit e klubit se janë të gatshëm për sfidën e madhe, kundër TTC Zagreb.
Atmosfera është e mirë e motivi i madh të pingpongistët prishtinas.
“Lojtaret e KPP Priping kanë arritur në Zagreb të Kroacisë, ku kanë mbajtur stërvitjen e fundit para fillimit të kampionatit prestigjioz Europe Trophy, organizuar nga European Table Tennis Union.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/08/auto_408117386_875526391235996_2603259634166185777_n1702034600.jpg)
Lojtaret janë të gatshëm për nesër dhe shume të motivuar për fitore ndaj kundërshtarëve nga Sllovakia dhe Kroacia.
Priping nesër ndeshjen e parë e zhvillon ne ora 17:00, kundër klubit kroat TTC Zagreb”, njofton KPP Priping.