Organizuar nga Feferata e Sportit Universitar të Kosovës dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës, në Sallën e shahut të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvilluar xhiroja e 7-të e fundit e Kampionatit universitar të Kosovës në shah.
Në këtë garë morën pjesë 27 studentë e studente të cilët garat i zhvilluan sipas sistemit zvicëran me 7 xhiro me tempin e lojës 12 minua+5 sekonda.
Të enjtën në program është zhvilluar xhiroja 7-të/ e fundit/ nga ora 14:00.
Siç është pritur titullin e kampionit e fitoi Ahmet Isufi. Ai nga 7 parti të zhvilluara tuboi 6 pikë me 6 fitore dhe me një disfatë në xhironë e fundit kundër Lorik Hamitit.
Nën kampion doli Adem Rama me 5, 5 pikë sa patën edhe Vigan Uka dhe Lorik Hamiti, por renditja përfundimtare u përcaktua në bazë të Buhollcit.
Kampioni Ahmet Isufi gjatë fund javës do ta përfaqësojë Universitetin e Prishtinës në garat universitare që do të zhvillohen në Tiranë.
Drejtësinë e ndau, Besnik Berisha.