Në vitin 1990 ndodhën shumë gjëra që paralajmëruan vdekjen përfundimtare të një ish shtetit siç quhej Jugosllavia!
E para ndodhin në stadiumin e Prishtinës pikërisht me 8 prill mes Prishtinës dhe Proleterit të Zrenjaninit.
Pas ndeshjes, futbollistët e Prishtinës u rrahën me shufra gome nga milicia ish jugosllave, ndërsa Gani Llapashtica ishte bërë për spital.
Më 13 maj të vitit 1990 në Zagreb nuk nisi fare ndeshja mes Dinamos dhe klubit famëkeq Cërvena Zvezda.
Për Dinamon luante Kujtim Shala në atëkohë.
Rrahje masive në Maksimir mes tifozëve BBB të Dinamos dhe Delijas famëkeqe së Zvezdës.
Incidenti në Kampionatin Botëror të basketbollit, serbi provokator Vlade Divac, basketbollist në atëkohë, shkaktoi imcident duke rrëmbyer flamurin kroat.
“Përveç karrierës së tij sportive, jeta e tij u shënua edhe nga polemika dhe ngjarje personale që ndodhën gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, duke përfshirë incidentin me flamurin kroat në vitin 1990, një ndarje me kroatin Drazhen Petroviqin dhe probleme familjare dhe shëndetësore.
Incidenti me flamurin në Argjentinë në vitin 1990.
Viti është 1990.
Në Buenos Aires, ekipi ish jugosllav fiton titullin kampion bote duke mposhtur Bashkimin Sovjetik. Ndërsa lojtarët po festonin në parketin e sallës Luna Park, tifozi Tomas Shakiq, argjentinas me origjinë kroate, vrapoi në fushë duke mbajtur flamurin kroat. Vlade Divac iu afrua dhe rrëmbeu flamurin.
Ky akt, shkaktoi reagime të forta. Në Kroaci, veprimi i Divac u dënua ashpër, ndërsa në Serbi u miratua. Vite më vonë, Divac po shpjegonte veprimin e tij”, shkruan media kroate “24 sata”.
“Divac mori flamurin tim, por më vonë e ktheu. Marrja e flamurit ishte fyese, ai tregoi mungesë respekti, por nuk pështyu mbi të”, ka thënë Shakiq.
“Moment që shpesh përmendet si fillimi simbolik i shpërbërjes së ekipit ish jugosllav dhe si një nga shkaqet e prishjes së miqësisë së tij me Drazhen Petroviqin.
“Pas incidentit në Argjentinë dhe fillimit të luftës në Kroaci, marrëdhënia e tyre morën fund. Edhe pse shpesh thuhet se incidenti me flamurin ishte vendimtar, bashkëpunëtorët e Drazhenit pohojnë të kundërtën.
Vëllai i tij Aco Petroviq dhe miku i tij Stojko Vrankoviq theksojnë se arsyeja kryesore për prishjen e marrëdhënies ishte rrethimi i qytetit të lindjes së Drazhenit, Shibenikut", shkruan media kroate.
“Miqësia e tyre u prish për shkak të rrethimit të Shibenikut. Kështu, në ato ditë kur Shibeniku ishte nën rrethim, në atë moment Drazheni vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Divacin”, shpjegoi Aco.
Më 26 shtator të vitit 1990 ndodhi incidenti tjetër në Polud të Splitit mes Hajdukut dhe Partizanit të Beogradi. Kroatët dogjën flamurin ish jugosllav dhe ndeshja u ndërpre, në fushë ishte futbollisti Ardian Kozniku në petkun e Hajdukut.