Raif Musa: Urime gazetës 'Bota sot', respekt i veçantë për gazetarin guximtar Kamajl Goca 

Sporti

Raif Musa: Urime gazetës 'Bota sot', respekt i veçantë për gazetarin guximtar Kamajl Goca 

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 17:47
Raif Musa

Trajneri i karatesë, Raif Musa, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Musa i takon si sportist gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb po ashtu ka dhënë kontribut të madh në pajtimin e gjaqeve në vitet e 90-ta. 

“Urime gazetës "Bota Sot" për kontributin e palëkundur në informimin e drejtë dhe profesional. 

Respekt i veçantë për gazetarin guximtar Kamajl Goca, zëri i së vërtetës që s'ka frikë të flasë, edhe kur të tjerët heshtin”, ka uruar Musa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat