Palestrës së sportit “Minatori” në Mitrovicë po i shtohen ulëse të reja.
Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, jep lajmin e mirë për dashamirët e sportit në Mitrovicë.
“Në palestrën e sportit “Minatori” po vendosen tribunat teleskopike, investim në vlerë prej 400 mijë eurosh, që përmirëson ndjeshëm kushtet për aktivitetet sportive.
Me 680 ulëse të reja që po shtohen, ky investim rrit kapacitetin dhe funksionalitetin e palestrës për publikun sportdashës.
Po investojmë në infrastrukturë sportive kudo në vend për të mbështetur sportistët dhe komunitetin”, shkruan Çeku në profilin e tij në facebook.