​Gjenerata e parë e “Trajner Sportiv” diplomon 31 trajnerë në Kosovë

Sporti

​Gjenerata e parë e “Trajner Sportiv” diplomon 31 trajnerë në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 09:36
​Gjenerata e parë e “Trajner Sportiv” diplomon 31 trajnerë në Kosovë

31 kandidatë të gjeneratës së parë kanë diplomuar në programin e edukimit “Trajner Sportiv”, të organizuar nga Akademia Olimpike e Kosovës (AOK), e cila vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Të diplomuarit u përgëzuan nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, si dhe nga udhëheqësit e AOK-ut, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, të cilët edhe ndanë diplomat, duke vlerësuar rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e sportit në vend.

Akademia Olimpike e Kosovës ofron studime të rregullta në programin e nivelit të pestë sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-060 “Për Kualifikimet Kombëtare”.

Programi “Trajner Sportiv” është profesion i klasifikuar në Librin e Klasifikimeve të Profesioneve në Kosovë dhe synon përgatitjen profesionale të trajnerëve, duke i pajisur ata me njohuri dhe kompetenca për trajnim, edukim dhe menaxhim individual dhe grupor në disiplinat sportive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat