Bëri shqiponjën dykrenare, përjashtohet sportisti i Kosovës në shtetin e rajonit! Turp i madh

Sporti

Bëri shqiponjën dykrenare, përjashtohet sportisti i Kosovës në shtetin e rajonit! Turp i madh

Nga: K.Goca Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 22:56
Rejan Krasniqi

Një rast i turpshëm nga ndodhur në shtetin e Malit të Zi.

Një turp i madh nga organizatorët në turneun ndërkombëtar të pingpongut në Podgoricë, të cilët përjashtuan sportistin e Kosovës, Rejan Krasniqin, sepse e bëri shqiponjën dykrenare.

Ky është skandal i madh nga organizatorët malazezë.

“Rejan Krasniqi fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator.  

Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij.

Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, reagon KPP “Gani Maloku”.nga Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat