Shqiptari që hodhi në tokë rusët, japonezët, bullgarët, sot ka një ditë ndryshe

Sporti

Shqiptari që hodhi në tokë rusët, japonezët, bullgarët, sot ka një ditë ndryshe

Nga: K.Goca Më: 1 janar 2026 Në ora: 14:22
Shaban Tërstena

Legjenda e mundjes botërore, Shaban Tërstena, si gjithmonë motivues për brezat e rinj. 

Shqiptari që hodhi në tokë rusët, japonezët, bullgarët, sot ka një ditë ndryshe!

Ka një ditë të veçantë.

I lindur me datën 1 janar 1965, ai sot feston ditëlindjen dhe mbush 61 vite jetë.

Tërstena është kampioni më i ri i mundjes (19 - vjeçar) në Lojërat Olimpike dhe që nga viti 1984 askush nuk ka mundur të thyejë këtë rekord.

Ai është kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1984.

Sportist i shekullit 20-të në Maqedoninë e Veriut dhe sportisti më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave.

“Ajo kohë e rinisë nuk kthehet më edhe bota nuk është më ajo që ishte dikur.

Por jeta ecën pa u ndalur dhe unë ec bashkë me të, i qëndrueshëm dhe falënderues, edhe pas 61 viteve që i mbusha tani.

Nuk kam shumë fjalë për të thënë, veç një lutje të sinqertë: që Zoti të më japë forcë, shëndet dhe paqe  dhe të njëjtën ua uroj edhe juve, miqtë e mi të dashur.

Urime Shaban për 61-vjetorin e jetë”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat