Në një organizim për lakmi nga Federata e Triathlonit të Kosovës me president Naim Gashi, është mbajtur ceremonia e shpalljes së më të mirëve në periferi të Prishtinës.
Naim Gashi e ka vlerësuar vitin 2025 si vit i suksesshëm dhe duke besuar e shpresuar se viti 2026 do të jetë edhe më i mirë.
Rezultatet dhe sukseset gjatë vitit 2025, ishin të mira të sportistëve dhe sportisteve, që ua bëri punë edhe me të vështirë komisionit për të zgjedhur më të mirin.

Naim Gashi, Albion Ymeri e Ibër Alaj
Në Ceremoni morën pjesë institucionet sportive e zyrtarë të federatave, si Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ibër Alaj e Fidan Shatri nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Milaim Kelmendi, president i Federatës së Skitarisë dhe nënkryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Avni Nuha, president i Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe anëtar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Samir Ujkani – legjenda e futbollit, Lulzim Berisha, president i tifogrupit Dardanët etj.
Albion Ymeri e Lea Aliu, laureatët e vitit 2025!
Seniori më i mirë i vitit 2025: Albion Ymeri
Seniorja më e mirë e vitit 2025: Lea Aliu
Juniori më i mirë i vitit 2025: Amar Maxhuni
Juniorja më e mirë e vitit 2025: Selina Gashi
Pionieri më i mirë i vitit 2025: Bleard Gashi
Pionierja më e mirë e vitit 2025: Nerënxa Kuqi
Shpresa më e mirë e vitit 2025: Andi Kastrati
Shpresa më e mirë e vitit 2025: Arzana Bllaca
Çmime të Veçanta 2025
Trajner i Vitit 2025: Besnik Jashanica
Refer i Vitit 2025: Rejhan Krasniqi
Çmimi Special 2025: Ramadan Beshiri
Mirënjohje të Veçanta për Institucione dhe Bashkëpunëtorë
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Komiteti Olimpik i Kosovës
Policia e Kosovës
Drejtoria e Shëndetësisë- Vushtrri
Bislim Bislimi – Sekretar i Përgjithshëm -MKRS
Iber Alaj – Drejtor i Departamentit të Sportit-MKRS
Fidan Shatri – Drejtor Ekzekutiv, Agjencia e Sportit
Aferdita Fazlija – Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim me Federata dhe KOK
Mehdi Uka – Drejtor i Departamentit Ligjor-MKRS
Adelina Bacaj Dreshaj – Zyrtare për Sport / Menaxhere e Federatës
Kemajl Goca – Gazetar Sportiv
Naim Selmani – Gazetar Sportiv
Artan Muhaxhiri - Gazetar Sportiv
Televizionit-Klan Kosova
“Faleminderit të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e sportit të Triathlonit. Sukseset e vitit 2025 janë motivim i fortë për synime edhe më të mëdha në të ardhmen!”, thuhet nga Federata.