Parakalim motoristik e paragllajdim për Epopenë e UÇK-së

Sporti

Parakalim motoristik e paragllajdim për Epopenë e UÇK-së

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Në nder të Epopesë së UÇK-së, Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit” do të organizojnë parakalim motoristik dhe aktivitet të paragllajdit.

Ngjarja do të mbahet më 6 mars, teksa do të organizohet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”.

“Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë sonë kombëtare, duke bashkuar komunitetin e motoristëve dhe sportdashësve në një organizim të përbashkët simbolik”, kanë njoftuar ata.

Postimi i plotë

Parakalim Motoristik – Epopeja e UÇK-së

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, organizon më 06 mars 2026 parakalimin motoristik dhe aktivitetin e paragllajdizmit në nderim të Epopesë së UÇK-së, me moton:

“Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”

Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë sonë kombëtare, duke bashkuar komunitetin e motoristëve dhe sportdashësve në një organizim të përbashkët simbolik.

________________________________________

Programi i aktivitetit

09:00 – 09:40

Grumbullimi i pjesëmarrësve

Vendi: HIB Parking – HIB Petrol, Bresje (Fushë Kosovë)

• Arritja dhe sistemimi i motoristëve

• Formimi dhe koordinimi i kolonës

• Udhëzime mbi sigurinë dhe rregullat e lëvizjes

09:40

Nisja nga Bresja drejt Skenderajt

10:00

Takimi në Komoran

Nisja e kolonës nga Komorani drejt Skenderajt

11:30 – 12:00

Takimi në Sheshin e Skenderajt

• Kafe mikpritëse nga Klubi “Dardanët”

• Homazhe tek busti i Adem Jasharit – ora 12:00

• Fotografim i përbashkët

Paragllajdistët nga Klubi i Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit” do të realizojnë përcjelljen ajrore të kolonës së motorëve drejt sheshit dhe më pas drejt Prekazit.

12:15

Vazhdimi i kolonës drejt Prekazit

Prekaz

• Homazhe në Kompleksin Memorial – ora 12:30

• Takim me familjen Jashari – ora 13:00

• Vazhdimi drejt Kompleksit Memorial Morinë – ora 13:30

14:00

Kthimi sipas dëshirës drejt vendit të origjinës

________________________________________

Iftar i përbashkët

Klubi “Dardanët” organizon iftar për të gjithë motoristët pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në iftar në numrin:

049 772 006

Në iftar mund të marrin pjesë vetëm ata që e kanë konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.

________________________________________

Ftohen të gjithë motoristët dhe qytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti për të nderuar me respekt dhe unitet historinë tonë të lavdishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat