Albion Ymeri shpallet zyrtarisht kampion i Ballkanit në garat e triatlonit.
Në kampionatin e mbajtur në Podgoricë, triatlonisti kosovar la prapa konkurrentët më të fortë të rajonit, duke dëshmuar se është në top-formë.
Suksesin e vulosën edhe Nerenxa Kuqi (medalje ari për pionere) dhe Genc Isufi (i pari në moshën 20-30).
Garat e triatlonit kanë karakteristikë kombinmin e 3 sporteve të qëndrueshmërisë të cilat janë sipas renditjes: Noti, çiklizmi dhe atletika.
Albioni është transformuar nga një sportist lokal në një konkurrent serioz të arenës evropiane.