Sportistët kuqezinj eliminohen që në start

Sporti

Sportistët kuqezinj eliminohen që në start

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 11:19
Pamje nga gara

Në Taranto të Italisë vijojnë garat e Lojërave Mesdhetare, ku Shqipëria po përfaqësohet me sportistët e radhës.

Për ngjyrat kuqezi kanë garuar sportistët e qitjes dhe xhudos, por rezultatet e tyre kanë qenë të vakta.

Në sportin e xhudos, në peshën deri 81kg, sportisti kuqezi Indrit Cullhaj u mund nga turku Vedat Albayrak, pas një penaliteti që mori nga gjyqtari.

Për pasojë, ai u eliminua që në starin e këtij turneu.

Edhe sportistja Erisa Brahimaj, që gaori në peshën deri 57kg, u eliminua që në start. Ajo u mund nga Amina Berrahoual e Algjerisë, duke i dhënë lamtumirë shumë shpejt turneut mesdhetar.

Në sportin e qitjes, në disiplinën 10 metra pistoletë në ajër, qitësi kuqezi Henri Rrufa u rendit në vendin e 17-të mes 20 konkurrentëve. Ai grumbulloi 544 pikë, duke mos u kualifikuar për në finale.

Ndërsa në disiplinën 10 metra pushkë në ajër, qitësja e Shqipërisë, Ejsi Ahmeti, grumbulloi 592.9 pikë, duke u klasifikuar në vendin e 25-të mes 27 pjesëmarrëseve, duke u eliminuar nga gara.

Po në këtë disiplinë, pra 10 metra pushkë në ajër për meshkuj, qitësi kuqezi Dejsi Gjeci nuk mori pjesë në garë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat