Ohanian: E urreja tenisin deri ditën që njoha dhe u martova me Serenën

Tenis

Ohanian: E urreja tenisin deri ditën që njoha dhe u martova me Serenën

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:45
Ohanian: E urreja tenisin deri ditën që njoha dhe u martova me Serenën

Alexis Ohanian, themeluesi i kompanisë së njohur Reddit dhe tenistja amerikane Serena Williams kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2017.

Kjo martesë solli në jetë edhe vajzën e tyre Olympia dhe të tre formojnë një familje të lumtur e të përkryer.

Në një intervistë për CNN, Ohanian ka folur për jetën e tij dhe marrëdhënien me Serena Williams, një nga tenistet më të mëdha të historisë. “Për herë të parë e kam parë në një ndeshje dhe kuptova rolin që ajo ka në këtë sport dhe se sa ndryshe ishte nga të tjerët”, tha Ohanian.

Ai ka shpjeguar se para se të njihte Serenën nuk e ka pëlqyer këtë sport: “E kam urryer tenisin për një kohë të gjatë deri ditën që njoha bashkëshorten time të ardhshme dhe më pas jam përpjekur ta mësoj atë si sport. Unë jam një fans i sportit dhe kur kam parë nga afër një finale tenisi e kam kuptuar privilegjin që kisha.

Tani që jam martuar me Serena e vlerësoj si sport dhe kuptoj se sa i vështirë është. Nuk e di se si ia del mbanë Serena”, tha Ohanian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat