Naomi Osaka shpërdoroi mundësinë për t’u rikthyer në fron

Tenis

Naomi Osaka shpërdoroi mundësinë për t’u rikthyer në fron

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:04
Naomi Osaka

Naomi Osaka shpërdoroi mundësinë për t’u rikthyer në fron, teksa u mund nga tenistja greke Maria Sakkari, në fazën çerekfinale të turneut të Miami-t.

Në Florida, në Miami Gardens, në kompleksin e Hard Rock Stadium tenistja japoneze kishte mundësi vërtet shumë të mira për të rimarrë kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm botëror, ndaj australianes Ashleigh Barty por 23-vjecarja nga Osaka pësoi një humbje të rëndë piëkrisht nga tenistja helene, që pozicionohet në vendin e 25, në renditjen WTA.

25-vjecarja nga Athina u kualifikua nga faza e 1/8 duke I anuluar plot 6 mundësi për ndeshjen tenistes nga Shtetet e Bashkuara Jessica Pegula, që klasifikohet në vendin e 33 në rruzull, ndërsa në këtë sfidë Maria Sakkari dominoi për pjesën më të madhe të kohës ndeshjen, duke mbyllur në fund llogaritë në vetëm dy sete. Numri 2 në planet Naomi Osaka ishte dukshëm favorite për të hyrë mes katër tenisteve më të mira të këtij edicioni në Miami Open, falë edhe bilancit pozitiv në përballjet ndërmjet tyre.

Tenistja japoneze kishte triumfuar në 3 nga 4 ndeshjet e zhvilluara mes tyre, ndërkaq në krahun tjetër fitoren e vetme Sakkari e kishte regjistruar po në Shtetet e Bashkuara, në turneun e Cincinnati-t, 30 muaj më parë.

Tenistja ballkanase zhvilloi një ndër ndeshjet e saj më të mira në karrierë, duke e lënë kundërshtaren e saj në setin hapës me pikët e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat