Serbët kishin menduar se Australia është Serbi apo Kosovë, me hy e me dal kur te duan!

Tenis

Serbët kishin menduar se Australia është Serbi apo Kosovë, me hy e me dal kur te duan!

Më: 6 janar 2022 Në ora: 13:24
Gjokoviq pa fije turpi

Tenisti Novak Gjokoviq, i është refuzuar hyrja në Australi për shkak të një problemi me vizën. Ky problem me tenistin serb është një shuplakë e madhe jo vetme kundër tij por edhe për Serbinë. 

Gjokoviq në paraburgim. Policia australiane i thotë ‘züruck’ për Serbi. Ndryshe sipas autoriteteve australiane Novak Gjokoviq, i cili u kërcënua me dëbim nga Australia për refuzimin e hyrjes dhe anulimin e vizës së tij, është pezulluar deri të hënën, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch”

“Këta serbët kishin kujtuar se edhe Australia është Serbi apo Kosovë, me hy me dal kur t’i teket si në bahçe të babës. Që 20 vjet serbët hyjnë në Kosovë, të nalt e të poshtë. Përveç Vuçiqit dhe Daçiq edhe shumë kriminel në Kosovë hyjnë e dalin sa here të duan.

Por, Australia si Zvicra aty funksion shteti juridik, nuk i duron këto lojëra. S’ka hajgare me Australinë!”, - kanë thënë për gazetën zvicerane “Le Canton27.ch” disa sportistë shqiptarë, boshnjak dhe kroatë në Zvicër.

Ndryshe sipas autoriteteve australiane Novak Gjokoviç, i cili u kërcënua me dëbim nga Australia për refuzimin e hyrjes dhe anulimin e vizës së tij, është pezulluar deri të hënën. Autoritetet serbe te Beogradit përpiqen këtë aferë sportivë që theu rregullat teniseri i tyre, ta shndërrojnë në një afere diplomatike?!

Novak Gjokoviç nuk u lejua të hynte në Australi dhe autoritetet ia anuluan vizën pasi ai mbërriti në Melburn të mërkurën vonë për të mbrojtur titullin e tij në kampionatin e tenisit “Australian Open”.

Forcat Kufitare Australiane lëshuan një deklaratë herët të enjten, në të cilën thuhet se Gjokoviq nuk arriti të siguronte provat e duhura për të plotësuar kushtet e hyrjes në vend dhe “më vonë atij iu anulua viza”.

Gjokoviq, një nga tenistët më të mirë në botë, udhëtoi në Australi pasi mori një autorizim mjekësor që e përjashtonte atë nga respektimi i rregullave të rrepta të vaksinimit kundër koronavirusit, për të marrë pjesë në kampionatin “Australian Open”, të cilin ai e ka fituar nëntë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat