ATP dhe WTA, gati të marin pikët tenistëve rus dhe bjellorus

Tenis

ATP dhe WTA, gati të marin pikët tenistëve rus dhe bjellorus

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:12
ATP dhe WTA, gati të marin pikët tenistëve rus dhe bjellorus

Sipas të përditshmes “Dejli Telegraf”, ATP dhe VTA, së shpejti duhet të vedosin se a do të heqin të gjitha pikët e renditjes të tenistëve rus dhe bjellorusë nga eventet sportive të zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar.

Turneu më prestigjioz i Grand Slam-it në botën e tenisit, Uimbëlldoni, ka vendosur të mos lejojë pjesëmarrjen e tenistëve nga Rusia dhe Bjellorusia. Mirëpo kjo bie ndesh me vendimet e ATP-së dhe VTA-s, të cilët lejuan paraqitjen e këtyre sportistëve, por me flamur neutral, pra pa shenja shtetërore.

Kjo do të thotë që tenistët mund të konkurrojnë vetëm për një çmim në para, pa fituar pike të vlevshme për renditjen në ATP dhe WTA.

Turnet e Grand Slam-it sjellin më shumë pikë për tenisistët, ku fituesi merr 2.000 pikë, kështu që shumë tenistë, mund të tundohen që të luajnë në turne të tjera.

Për momentin një vendim i tillë spekulohet vetëm në media, por ATP-ja dhe WTA-ja, duhet të shprehin qëndrimin e tyre, pasi tenistët duhet të finalizojnë planet për muajt në vijim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat