Viti 2025 në sportin e tenisit ka ulur siparin, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të tenistëve për këtë sezon. Spanjolli Karlos Alkaraz dhe bjellorusja Arina Sabalenka e mbyllën në vendin e parë.
Te meshkujt, Alkaraz vijon duelin “kokë më kokë” me italianin Janik Siner, që ndahen nga vetëm 550 pikë në renditje.
Te femrat, Sabalenka ka një epërsi prej më shumë se 2.500 pikësh ndaj polakes Iga Sviatek, që ndodhet në vendin e dytë. Në podium ndodhet edhe tenistja amerikan e Koko Gauf, por mjaft e shkëputur nga kreu.
“TOP 5”, MESHKUJ
1.Karlos Alkaraz, 12,050 pikë
2.Janik Siner, 11,500 pikë
3.Aleksander Zverev, 5,160 pikë
4.Novak Gjokoviç, 4,830 pikë
5.Feliks Auger-Aliasime, 4,245 pikë
“TOP 5”, FEMRA
1.Arina Sabalenka, 10,870 pikë
2.Iga Sviatek, 8,395 pikë
3.Koko Gauf, 6,763 pikë
4.Amanda Anisimova, 6,298 pikë
5.Elena Ribakina, 5,850 pikë